MENU
klinika

Reagimi

Mediat greke: Edi Rama lejoi flamurin grek të valëvitet në Finiq

24.06.2019 - 16:10

Mediat greke kanë shkruar në lidhje me takimin elektoral që kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar në Bashkinë e Finiqit.

Në shkrimin e medias helene, nënvizohet se Rama iu tha banorëve se është e drejtë e minoritarëve që të valëvisin flamurin helen në atë pjesë të Shqipërisë ku ata jetojnë.

Rama në Finiq prezantoi kandidatin për kryetar të PS në këtë zonë Kostaq Kiçon. Fjalimi i Ramës, ku ndër të tjera tha se “minoriteti grek mund të valëvis flamurin e Greqisë”, ka shkaktuar reagime të shumta të qytetarëve shqiptarë.

Komentuesit shqiptarë janë shprehur se shfaqja e flamurit grek në fushatat elektorale të kryeministrit Rama është një turp kombëtar. Rama iu përgjigj komentuesve, duke thënë se është e drejtë e pakicës që të valëvisë flamurin e Greqisë.

“Unë nuk jam krenar për flamurin grek. Ata janë minoritarë dhe kanë të drejtë të jenë krenarë për flamurin e vendit të tyre”, tha Rama.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu