Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Amber ka filluar të marrë trajtime që kur ishte tetë vjeç.
Ajo ka një tumor të indit të gjëndrave të veshkave, të quajtur feokromocitoma, një sëmundje që është veçanërisht e rrallë tek fëmijët.
Kur Amber filloi të përjetonte dhimbje koke, djersitje, të vjella dhe mpiksje të gjakut, mjekët në spitalin afër vendit ku jetonte ishin të hutuar.
Rastësisht, ishte një endokrinolog nga Kanadaja që kishte ardhur të bënte disa vizita, i cili vuri re se prekja e tumorit e bënte mpiksjen e dukshme të gjakut dhe ishte në gjendje të bënte diagnozën.
Testet e mëtejshme treguan se Amber jo vetëm që kishte tumore në gjëndrat veshkore, por edhe në bark dhe në eshtra.
Edhe pse këto lloje të tumoreve nuk janë gjithmonë malinje, nëse nuk trajtohen, ato mund të rezultojnë në dëmtime të rënda ose kërcënuese për jetën ndaj sistemeve të tjera të trupit, veçanërisht sistemin kardiovaskular.
Gjyshja e Amberit, menjëherë bëri disa hulumtime online dhe zbuloi se doktori ishte një ekspert ndërkombëtar për këtë lloj tumori.
Amber bëri një operacion për të hequr një tumor të madh midis shpatullave. Pas vizitave që doktori i bëri, ai u tha gjyshërve të saj se ajo ishte pacientja më e re që ai kishte parë ndonjëherë me këtë lloj tumori dhe ai rekomandoi një trajtim që do të targetonte qelizat e kancerit që mund të jenë përhapur në pjesë të tjera të trupit të saj.
Ky trajtim kryesor, i quajtur terapi MIBG, është një përbërje radioaktive e dhënë nëpërmjet një infuzioni.
Më pas, pacienti duhet të qëndrojë në një dhomë të vetme-për disa ditë, derisa nivelet radioaktive të jenë të sigurta. Amber i ka bërë trajtimet MIBG në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Kanada dhe çdo disa muaj shkon për monitorim dhe testime – të cilat tregojnë se tumoret në barkun e saj janë zhdukur dhe mpiksjet janë më të vogla.
Amber tani vazhdon shkollën e mesme.
“Ky trajtim ka qenë një bekim – unë do ti jem mirnjohëse mjekëve përgjithmonë , ata shpëtuan mbesën time “- thotë gjysha e Amberit .