Kryeministri Edi Rama është ndalur në Tropojë, në vazhdim të fushatës së tij elektorale.
Rama shigjetoi edhe njëherë presidentin Ilir Meta. Ai tha se Meta sot është kthyer si Haxhi Qamili dhe se gjuan me molotov ndaj institucioneve të shtetit. Kreu i qeverisë u shpreh se Haxhi Qamili mendoi se do të bënte ndonjë gjë të madhe se kishte ca krahina me vete e nuk mendonte se pas do i vinte fuqia e Francës.
“Ilir Meta ka marrë përsipër pjesën e dhunës institucionale. Ka marrë përsipër molotovët institucionalë. Ka marrë përsipër t’i gjuajë me molotov Amerikës, Europës. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë ata i thanë sikur po e tepron se po preken interesat e Francës.
Tha sa të kem Shijakun dhe Kavajën nu pyet Amerikë. Është ky vend që nxjerr Haxhi Qamilë. Çfarë ke mor vëllai mos bërtit se do na shohë ai patrioti yt dixhital e do thotë ‘Rama ik’. Unë do iki, por do iki në Kukës. Ju edhe dashninë e keni me të bërtitur. E vërteta është se bërtasin nga frika”, tha Rama.
Ai tha ndër të tjera se nuk do ia përmendë emrin ish-kryeministrit, pasi është “në shtëpinë e tij”.
Rama theksoi se qeverisja e ish-kryeministrit e shkatërroi Valbonën, ndërsa shtoi se qeveria që po drejton do ta ketë në fokus këtë bukuri natyrore për Shqipërinë dhe mbarë Europën.
“Ne do bëjmë të mundur që këto bukuri të tropojës të kthehen në burim pasurie për njerëzit. Duhet bërë akoma më tepë në tropojë, për qytetin dhe fshatrat përreth. Mjaftojnë që të bëjmë të qartë dallimin kur qeverisim ne dhe kur qeverin ata. Unë jam në shtëpinë e tij dhe s’dua t’ia përmend emrin.
Edhe Valbona që është pasuri e Europës, u desh që të vija unë që të ndalohej masakra e 11 hidrocentraleve njëri pas tjetrit. U shkatërrua Valbona, edhe pse ishte rritur dhe lindur këtu. PD sot është rrugëve.
Ne kemi bërë punë, ndryshe nga PD. Avni Ponari po ndërton një hotel me 5 yje këtu në Tropojë dhe të jeni të bindur që është vetëm dallëndyshja e parë, që do të sjellin këtu turistë, do krijojnë perspektivë për vajzat dhe djemtë e këtij vendi”, tha Rama.