MENU
klinika

“Giuditta e Oloferne”

Shitet në fshehtësi vepra e Caravaggio-s

26.06.2019 - 12:46

Giuditta e Oloferne”, vepra e mjeshtrit të madh italian të pikturës, Caravaggio, që pritej të dilte në ankand këtë të enjte në Tuluzë, sipas një marrëveshjeje të përbashkët, iu dha një blerësi të huaj. Kështu lajmëroi ditën e djeshme, shtëpia e shitjeve “Labarbe”.

 

 

 

 

“Piktura, që është vlerësuar mes shifrave 100 – 150 milionë eurosh, do të zhvendoset nga Franca”, – thuhet në komunikatwn nga “Labarbe”.

 

 

 

 

“Kjo marrëveshje mbulohet nga një angazhim konfidencialiteti, për sa i përket çmimit dhe identitetit të blerësit”, – thekson shtëpia e ankandeve, që e kishte zbuluar këtë pikturë në një papafingo të këtij qyteti në jug të Francës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botim në italisht dhe bullgarisht

“Epika e yjeve të mëngjesit”


Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024