MENU
klinika

Takimi

Tejkalimi i krizës politike/ Çfarë propozon presidenti Meta?

26.06.2019 - 17:58

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó.

Kreu i Shteti foli edhe për situatën politike ne vend, ndërsa theksoi se çdo aktor, i brendshëm apo i jashtëm, që tenton të çojë vendin drejt konfliktit do të mbajë përgjegjësi para popullit shqiptar.

Sipas Metës, çdo skenar konflikti do ta largonte Shqipërinë nga vlerat europiane.

Presidenti edhe njëherë përsëriti thirrjen për dialog mes palëve politike, me qëllim tejkalimin e krizës dhe ruajtjes së vlerave europiane ku aspiron Shqipëria.

“Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian. Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës.

Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane. Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”-tha Meta.