Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare miratoi uljen e tarifave për shërbimin roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, tarifa maksimale për thirrjet dalëse në roaming, përfshi TVSH-në, do të jetë 28.5 lekë për minutë, për thirrjet hyrëse 6 lekë për minutë, për mesazhet e shkruara 9 lekë për njësi, ndërsa për internetin 26.37 lekë për megabyte.
Nga 1 korriku 2020, deri në 30 qershor 2021, tarifa për thirrjet hyrëse në roaming do të ulet në rreth 3.75 lekë për minutë, ndërsa tarifa për shërbimet e tjera do të qëndrojë e njëjtë si në fazën e parë.
Nga 1 korriku 2021 të gjitha tarifat shtesë do të hiqen dhe përdoruesit shqiptarë që përdorin roaming në vendet e rajonit do të paguajnë çmime të njëjta si në Shqipëri. Ulja e tarifave roaming me vendet e rajonit pason atë të nisur që më 15 qershor me Kosovën.
Marrëveshja për uljen e përshkallëzuar, deri në heqjen totale, të tarifave roaming u nënshkrua në fillim të muajit prill në samitin digjital të Beogradit. Palë në marrëveshje janë Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.
- Tarifat
Tarifa maksimale për thirrjet dalëse në roaming, përfshi TVSH-në, do të jetë 28.5 lekë për minutë. Për thirrjet hyrëse tarifa do të jetë 6 lekë për minutë dhe për mesazhet e shkruara 9 lekë për njësi. Ndërsa për internetin 26.37 lekë për megabyte.
Vendimi hyn në fuqi në datën 1 korrik. Ndërsa në vitin 2021 tarifat do të hiqen. Kjo është përmbajtja e rregullores së hartuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili parashikon uljen e përshkallëzuar të tarifave roaming me vendet e rajonit.
Nga 1 korriku 2020, deri në 30 qershor 2021, tarifa për thirrjet hyrëse në roaming do të ulet në rreth 3.75 lekë për minutë, ndërsa tarifa për shërbimet e tjera do të qëndrojë e njëjtë si në fazën e parë.
Nga 1 korriku 2021 të gjitha tarifat shtesë do të hiqen dhe përdoruesit shqiptarë që përdorin roaming në vendet e rajonit do të paguajnë çmime të njëjta si në Shqipëri.