MENU
klinika

"Moment kritik"

Zgjedhjet/ Rama: 30 Qershori ndan shtetin me antishtetin!

26.06.2019 - 20:22

Kryeministri Edi Rama nga Gramshi ku po zhvillon fushatën elektorale të radhës tha se data 30 qershor është data që ndan shtetin me antishtetin.

“Më datë 30 qershor është moment kritik. Data 30 qershor është për të ndarë njëherë e mirë që Kushtetuta e ligji janë thjesht aty, apo janë aty në shërbim real të popullit dhe në mbrojtje të të drejtave të njerëzve të zakonshëm.

Më ka shkruar mesazh njëri që jetonte në Australi. Ai tha se pëpara se të nisem nuk kam votuar asnjëherë PS. Ai tha me datë 30 do të votoj për Shqipërinë që nuk mund të kthehet më aty ku ndodhin këto ngjarje e pamje, që po na turpërojnë në të gjithë botën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë iu bëri thirrje demokratëve që të mos sakrifikojnë veten për Berishën dhe opozitarët e tjerë.

“Këtu demokratët janë të butë, këtu nuk ka nga ata ekstremistët. Edhe atij ekstremistit dua t’i them. Ne ua kemi borxh tua themi që mos shkoni në burg për Saliun, për Bashën, për Metën e fallxhoren.

Mos ia hiqni të drejtën veten që mos shkoni në Bari a Selanik. Unë iu them demokratëve që punojnë tokën në mëngjes ose kanë dyqan, se nuk ua mbjell patatet Saliu, iu them se shikoni çfarë fitoni ju nëse Shqipëria bëhet rrëmujë, çfarë fitoni nëse Shqipëria del nëpër botë sikur është vend rrumpallë.

Ju keni më pak fitime, sepse rrëmujua sejell më pak klientë”, deklaroi Rama.