MENU
klinika

Kulturat Bujqësore

Myzeqeja s’është më hambari i grurit, por i perimeve…

02.08.2018 - 20:14

Gruri është një nga katër kulturat kryesore që mbillen në rruzullin tokësor. Ai plotëson mbi 30 % të nevojave të popullsisë së Evropës në kalori e për rrjedhojë është pjesë e dietës së përditshme ushqyese për popullata të tëra. Përpara viteve ’90 regjimi komunist shqiptar propagandonte se e siguronte vetë sasitë e nevojshme të grurit.

Fushatat e mbjelljes dhe korrjes së grurit shndërroheshin në festa të vërteta dhe mijëra brigada në kooperativa bujqësore futeshin në një garë të ethshme për të rritur normën e rendimentit për korrjen e tij. Brigadierët pararojë dekoroheshin, të tjerë emëroheshin në shenjë vlerësimi në rradhët e larta të nomeklaturës së PPSH-së. Në gjithë këtë eufori kolektive e vërteta është se shifrat manipuloheshin nga baza deri në qeveri, për hir të ushqyerjes së propagandës për mundësitë e kufizuara që vendi kishte në “sigurimin e bukës së gojës”. Por të paktën në atë kohë gruri mbillej dhe bujku ia bënte yzmetin, ndërkohë që sot situata në tokat e punuara është krejt ndryshe.

Shqipëria është një ndër importueset e grurit me origjinë nga Serbia, Greqia, Rusia apo edhe Kanadaja. Vlera e tij në treg është 43 mijë lekë/kuintal, afro 13 mijë lekë më shumë sesa e njëjta sasi për grurin vendas. Është pikërisht ky pushtim i tregut nga gruri i importuar dhe rënia e çmimit të drithit në tregun ndërkombëtar që po i shtyn fermerët e fierit që t’i largohen gjithnjë e më shumë kultivimit të kësaj kulture.

Sipas të dhënave të raportuara në një artikull të para pak kohësh të revistës ekonomike “Monitor”, industria e përpunimit të drithërave në të gjithë vendin numëron plot 85 fabrika mielli. Ndërkohë që të dhënat e fundit të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në qarkun e Fierit tregojnë një reduktim të hektarëve të mbjellë më grurë në zonën e Mallakastrës dhe Fierit në një krahasim midis vitit 2017 dhe 2016-të. Por cila është arsyeja?

“Shumë mund për pako gjë” – thotë shkurt një prej fermerëve fierakë. Në fakt fitimet që dalin prej grurit duket se nuk i justifikojnë shpenzimet e shumta që fermerët kanë në gjithë procesin e kultivimit, që nga mbjellja e deri në korrje. Mund të thuhet se Myzeqeja nuk është më hambari i grurit për Shqipërië por i perimeve që duket se kanë pësuar një rritje të kultivimit me 722 hektarë vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2018.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier