MENU
klinika

Takimi

Rama e refuzoi, Basha pranon ftesën e Presidentit Meta

26.06.2019 - 22:39

Pas refuzimit të ftesës së Kreut të Shtetit nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së ka pranuar ftesën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe është gati pët takim.

Mësohet se takimi mes Presidentit të Republikës dhe kryetarit të PD-së do të mbahet nesër duke nisur nga ora 09:00.

  • Njoftimi i presidencës:

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.