Një përgjigje e fortë ka ardhur nga presidenti Meta drejtuar kryeministrit Rama.
Meta u shpreh se ndjen keqardhje për reagimin e Ramës.
“Më vjen shumë keq për reagimin e tij por nuk humbas asnjë moment qetësinë, unë nuk e kam për turp që jam burri i Monikës dhe këtë e dinë gjithë shqiptarët, unë Monikën e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, por ai e di se unë i di detyrat dhe bëj ndarjen personale, shoqerore dhe familjare me anën institucionale.
Është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika aq më tepër në këtë detyrë kaq të rëndësishme që kam. I bej të qartë se axhenda ime është ajo e presidentit të Republikës vend anëtarë i NATO.
Axhenda ime nuk është as të gjithë pushtetin sovjetëve, që e provuan shqiptarët për 45 vjet, as axhenda Rama ik, e Lulit, Monës dhe Doktorit, nuk i them dot Saliut.
Axhenda ime në raport me kryeministrin është shumë e thjeshtë, është reflekto, se ashtu si unë jam në gjendje të bëj dallimin mes Monikës dhe Republikës edhe atij i kam kërkuar edhe kur kam qenë në koalicion para se ta votonim për kryeministër, edhe në vazhdimësi, deri në drekën e fundit që u bë publike këtu që duhet të bëjë dallimin mjaft të rëndësishëm mes të qenit kryetar i PS dhe kryeministër i gjithë shqiptarëve”, u shpreh Meta.
“Nuk është axhenda ime me opozitën “Rama ik” por vetëm “Rama reflekto”, u shpreh Meta.