MENU
klinika

Situata në Shkodër

Zjarr materialeve zgjedhore në Shkodër/ Leshaj: Skizofreni e PD

27.06.2019 - 21:06

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas situatës në Shkodër, ku i është vënë zjarri materialeve zgjedhore në një shkollë dhe madje është përdorur molotov.

Lleshaj e cilëson shenjë të një skizofrenie politike të PD dhe thotë se ligji do veprojë.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”, shkruan Lleshaj.