MENU
klinika

Ja ministrat shqiptarë

Kuvendi i M.Veriut miraton ndryshimet në kabinetin qeveritar

28.06.2019 - 11:12

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar mbrëmë në orët e vona ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Kështu Hysni Ismaili do të jetë ministër i Kulturës, Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor, Goran Milevski i Vetëqeverisjes Lokale, Trajan Dimovski i Bujqësisë dhe Sadulla Duraku do të drejtojë ministrinë e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive.

Sakaq, deputetët e shumicës parlamentare kanë mbrojtur propozimet e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa ata të opozitës thanë se funksionarët e propozuar nuk janë adekuat.

Kryeministri Zaev kishte propozuar që ai të drejtojë edhe Ministrinë e Financave në vend të Dragan Tevdovskit, por pas pohimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit se ai nuk mund të jetë edhe kryeministër edhe ministër dhe tërhoqi kandidaturën, ndërsa theksoi se me këtë ministri do të udhëheq deri në zgjedhjen e ministrit të ri.