MENU
klinika

Klasifikohen si organizatë konspirative anti-SHBA?

PD “rrezikon”/ Diplomatët e huaj: Do t’i izolojmë ndërkombëtarisht!

28.06.2019 - 16:27

Sulmet në KZAZ-në nr. 6 në Bushat të Shkodrës, si dhe aktet e tjera të dhunës të ndërmarra nga militantë të PD-së, kanë bërë që PD të rrezikojë të klasifikohet si organizatë konspirative anti-SHBA-së.

Këtë e bëjnë të ditur burime zyrtare që pohojnë në mënyrë konfidenciale për Realstory.al se ngjarjet e ditës së enjte, siç ishte dekreti i ri i Metës për datën 13 tetor për zgjedhjet; dhe dhuna në KZAZ-në e Bushatit, kanë ashpërsuar qëndrimin e ndërkombëtarëve.

“Do t’i izolojmë ndërkombëtarisht dhe do t’u kërkojmë partnerëve që të trajtohen si organizata konspirative kundër SHBA”, citohen diplomatë të huaj në Tiranë, pas kontakteve zyrtare me homologët e tyre amerikanë në Shqipëri.

Pritet që edhe zv. mdihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer të thotë pasditen e së premtes në një intervistë për Zërin e Amerikës në orën 18:00 se “SHBA do të ndëpresë marrëdhëniet me të gjitha ata që pengojnë zgjedhjet në Shqipëri”.

Opozita konica.al
Opozita konica.al

Një mesazh i qartë ky për qëndrimin e opozitës, por edhe të presidentit Meta.

Një ditë më herët Palmer tha qartë se SHBA njeh zgjedhjet e 30 qershorit duke rrëzuar në këtë mënyrë dekretin e ri të Metës për zgjedhje në 13 tetor.

I gjithë faktori ndërkombëtar njëzëri kanë mbështetur qeverinë për të vazhduar me procesin zgjedhor dhe për të zhvilluar zgjedhjet të dielën e 30 qershorit.

Madje ata kanë bërë thirrje për shmangien e akteve të dhunës duke vënë theksin se përgjegjësi do të mbajnë drejtuesit e partive politike që do të pengojnë zgjedhjet, pra drejtuesit e opozitës.