MENU
klinika

Ngrihen shqetësime

Kriza politike vë në alarm Italinë: Shqipëria në kaos! Ndërhyrje urgjente!

28.06.2019 - 16:47

Kriza e thellë politike disa-mujore në Shqipëri ka shqetësuar jo pak edhe vendet fqinje.

Partia e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, Forza Italia, ka ngritur shqetësimin e krizës politike në Shqipëri, ndërsa i ka kërkuar qeverisë italiane të ndërhyjë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Dhomës së ulët të Parlamentit italian, njëherësh deputete e Forza Italia, Mara Carfagna.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, deputetja shkruan se Shqipëria ndodhet në kaos dhe Italia duhet të ndërhyjë në mënyrë diplomatike.

“Pak kilometra nga brigjet tona po zhvillohet një krizë serioze politike dhe sociale që nuk duket të ndikojë fare në qeverinë italiane.

Në Shqipëri forcat e opozitës po protestojnë duke denoncuar një mungesë barazie në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Përplasja midis partive është kthyer tanimë në një përplasje mes qeverisë së Rama dhe Presidentit të Republikës.

Nëse Italia dhe Bashkimi Europian të ndërhyjnë menjëherë duke e detyruar Shqipërinë të marrë një rrugë plotësisht kushtetuese, vendi rrezikon të zhytet në paralizë institucionale dhe t’i ndërpritet bisedimet e anëtarësimit”.