28.06.2019 - 16:55
Qytetarët e Korçës janë alarmuar sërish duke ndjerë lëkundje të tjera nga tërmetet.
Sipas informacioneve, disa minuta më parë janë regjistruar 2 lëkundje të forta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 14:44, me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, 4 km në lindje të fshatit Nikolicë.
Ndërsa lëkundja e dytë ka qenë në orën 16:36 me magnitudë 3.9 , 14 km në jug të Korçës.
Pak muaj më parë Korça u trondit nga një sëri tërmetesh që u shoqëruan edhe me dëme të shumta materiale, por edhe persona të plagosur.
Qytetarët u detyruan që të flinin në çadrat e ushtrisë, pavarësisht kushteve jo të favorshme atmosferike.