MENU
klinika

Stoku sipas ministrive

Borxhet e prapambetura arrijnë në 6.1 miliardë lekë

28.06.2019 - 21:01

Ministria e Financave bën të ditur se stoku i detyrimeve të papambetura karrin vetëm nga vendimet gjyqëosre arrin në 1. 9 milirdë lekë.

Të dhanat janë der në fund të vitit 2018 detyrimet për vendimet gjyqësore zunë 31.1 për qind e stokut total të detyrimeve të prapambetura me vlerë 6.1 miliardë lekësh që raportoi qeveria qendrore deri në fund të vitit 2018. Stoku i detyrimeve të qeverisë qendrore arriti sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave në 6.1 miliardë lekë në fund të vitit 2018.

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë raporton që detyrimet e krijuara për periudhën Tetor – Dhjetor 2018 janë në vlerën 648.3 milion lekë si 3-mujor ose 3.24 miliard lekë progresiv deri në Dhjetor 2018, kryesisht referuar detyrimeve të ARRSH-së dhe AKUK-së për:

Ministria e Mbrojtjes raporton 988.9 milion lekë detyrime të akumuluara, ku pjesa më e madhe i përket programit të Emergjencave Civile.

Për tremujorin Tetor-Dhjetor 2018, ky institucion ka krijuar detyrime të reja në vlerën 101.5 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është rreth 887.4 milionë lekë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë raporton që detyrimet e krijuara për periudhën Tetor – Dhjetor 2018 janë në vlerën 2 milion lekë. Në total MASR ka 57.8 milion lekë detyrime të akumuluara.

Ministria e Drejtësisë raporton se totali i detyrimeve të prapambetura për deri në Dhjetor 2018 (progresiv) raportohet në vlerën 77 milion lekë. Ndërkohë për periudhën Tetor – Dhjetor 2018, kjo ministri nuk ka krijuar detyrime të reja. Pjesa më e madhe e detyrimeve i referohet kryesisht zërit të investimeve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raporton se ka një stok detyrimesh të prapambetura prej 377 milion lekë, progresiv deri në Dhjetor 2018. Për tremujorin Tetor-Dhjetor 2018, ky institucion ka krijuar detyrime të reja në vlerën 68.9 milion lekë, kurse ato të mbartura nga vlerësimi më i fundit i muajit Shtator 2018 janë rreth 308.1 milion lekë.

Ministria e Brendshme raportoi se stoku i detyrimeve deri në Dhjetor 2018 është në vlerën 735.7 milion lekë.

Më tej Ministria e Bujqësisë dh Zhvillimit Rural ka të akumuluara 38.9 milion lekë, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – nuk ka detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi, por deri në Dhjetor 2018 ka një stok detyrimesh në masën 11.3 milion lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka akumuluar një stok 340.4 milion lekë, ku 273.2 i dedikohen detyrimeve për vendime gjyqësore.

Ministria e Kulturës raportoi stok detyrimesh deri në Dhjetor 2018 është 3.8 milion lekë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raportoi stok 195.2 milion lekë dhe Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka akumuluar 105.2 milion lekë detyrime të prapambetura për vendime gjyqësore lidhur me rimbursimin e TVSH.