Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar për tensionet e ashpra që po zhvillohen në KZAZ-në nr. 19 në Dibër.
Lleshaj shkruan në “Twitter” se verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe policinë në Dibër.
Ministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin të gjithë ata që kanë sulmuar KZAZ-në dhe policinë, duke theksuar prerë se “Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit”.
“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”, shkruan Lleshaj.