Kryetari i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu deklaroi se Edi Rama është shëmbylltyrë e së keqes.
Basha theksoi se Rama është shëmbylltyrë e krimit, duke mbuluar zullumet e mëdha të vendit.
“Kjo qeveri ka prodhuar dështime spektakolare. në gjithë politikanët, Edi Rama është shëmbylltyra më e madhe e së keqes. Ramës i është dhënë besim i madh politik, por ka shpërdoruar duke i sjellë vendit shkatërrim dhe rrënim. Sot largimin e Ramës e duan edhe shumë nga ata që kanë punuar për fuqizimin e tij, duke iu besuar fjalëve dhe injoruar ata që bën. Ai ngatërron qitjanet me flamujt.
Më 2013 Edi Rama gëzoi mbështetje. Ai përdori pushtetin vetëm për punë të këqija. Ai tradhtoi shqiptarët, të ardhmen e tyre. Edi Rama ishte i kapur nga krimi dhe interesat grabtare. Krimi u mobilizua për të ardhur në pushtet”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka bërë asnjë hap pas në përballjen e tij me pushtetin e Edi Ramës. Në një dalje urgjente për media, Basha iu ka bërë thirrje të gjithë shqitparëve të mos e harrojnë fytyrën e Ramës, që sipas tij, është fytyra e të keqes, e etjes për pushtet.
“Neveria që sot shqitparët ndjejnë për të nuk duhet të bëjnë që ta harrojnë. Duhet ta fiksojnë mirë fytyrën e të keqes, të etjes për pushtet, të tradhtitë. Nuk duhet të lejojnë fytyra të ngjashme të marrin në dorë fatet tona sërish. Shpesh kur vjen fundi i së keqes njerëzit ndjejnë një lehtësim, që i bëjnë të harrojnë shpejt atë që ishte.
Mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror. Ne rrallë kemi relfketuar ndaj të këqijave ndaj i kemi përsëritur. Historia politike e Ramës nk është historia e një njeriu që dështoi në gjithçka, që kërkon verbërisht pushtet e para për t’u hakmarrë, por është dhe historia e një shoqërie që mashtrohet”, tha Basha.