MENU
klinika

Reagimi

“Nuk takon dot gruan e tij”, Presidenca i përgjigjet Hajdarit

29.06.2019 - 13:04

Rudina Hajdari e cilësoi të turpshme faktin që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar nënkryetarin e LSI-së Petrit Vasili.

Në një postim në “Twitter”, Hajdari shkroi sot, ditë e cila është heshtje zgjedhore se: “Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nënpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”.

Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili shprehet se është i zhgënjyer me deputeten e Kuvendit, Rudina Hajdarin, pasi sipas tij, deputetja nuk po respekton atë që ai e quan si “heshtje zgjedhore”.

I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.

Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun-shkruan ai.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë