MENU
klinika

Tensionet dhe përplasjet

Përgatitjet e fundit/ Kreu i PS-së transporton vetë materialet zgjedhore

29.06.2019 - 17:43

Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në mbarë vendin, teksa po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjet vendore të ditës së nesërme, në të cilat merr pjesë vetëm Partia Socialiste.

Shpërndarja e materialeve zgjedhore deri më tani nuk është shoqëruar me tensione dhe përplasje.

Ndërkohë, për të bërë shpërndarjen janë angazhuar edhe vetë socialistët.

Një gjë e tillë ka ndodhur në fshatin Rusan të Bashkisë së Delvinës.

Mësohet se kryetari i Partisë Socialiste në këtë fshat, Landi Shkrepa, i ka transportuar vetë materialet zgjedhore, me një makinë private.