1422 – Zhvillohet Beteja e Arbedos midis Dukës së Milanos dhe kantoneve zvicerane – shkaku ishte hedhja poshtë e propozimit milanez për të blerë qytetin e fortifikuar zviceran Bellinzona.
Beteja u zhvillua në Arbedo, fshat 3 km në veri të Bellinzonas. Milano doli fitues. Humbja shkurajoi qëllimet për zgjerim drejt Liqenit të Madh; dhe i shtyu zviceranët për të rritur numrin e ushtarëve me shtiza të gjata – armë e përdorur për here të parë nga Filipi i Maqedonisë dhe Aleksandri i madh (falanga maqedonase). Shtizat si armë filluan të mos përdoreshin, duke u zëvendësuar nga pushkët me bajoneta në vitet 1700.
1559 – Mbreti Henry II i Francës plagoset për vdekje në një garë kalorsiake me skocezin Gabriel de Montgomeri. Henri u pasua në fron nga tre bijtë e tij – mbretërimi i tyre i dobët ndikoi në pasojat e përgjakshme të luftërave mes protestantëve dhe katolikëve në Francë.
1792 – Paris; Këndohet për herë të parë Marsejeza, si këngë lufte. Konventa e miratoi atë si himnin kombëtar më 14 korrik 1795; e humbi këtë status nga Napoleon Bonaparti, vetëm për t’iu rikthyer pak kohë pas Revolucionit të korrikut të vitit 1830. Pastaj “Marsejeza” u njoh si himn i lëvizjes revolucionare ndërkombëtare nga Komuna e Parisit në vitin 1871. Tetë vjet më vonë u rishpall himn kombëtar i Francës, dhe vazhdon të jetë.
1859 – Akrobat I francez Charles Blondin kalon Ujëvara e Niagarës duke ecur në një litar të tendosur.
1864 – Presidenti amerikan Abraham Lincoln jep Luginën Yosemite për “përdorim turistik dhe ç’lodhje publike”. Ishte hera e parë që qeveria federale vinte mënjanë toka thjesht për t’i mbrojtur dhe për të lejuar njerëzit të shijonin bukuritë e tyre natyrore.
1882 – Charles J. Guiteau ekzekutohet me varje në Uashington, DC për vrasjen e presidentit James Garfield.
1905 – Albert Einstein boton artikullin shkencor mbi elektrodinamikën e objekteve në lëvizje me titull “Relativiteti: Teoria e Veçantë dhe e Përgjithshme.”
Në artikull, Einstein parashtron dy parimet kundërta: parimin e relativitetit dhe parimin e dritës dhe propozon gjetjen e një mënyre për t’i bërë ato të punojnë në harmoni. Albert Einstein është i njohur mirë për punën e tij në teorinë e relativitetit, duke fituar titullin e “Atit të fizikës moderne”, si dhe çmimin Nobel në Fizikë më 1921. Pas emigrimit nga Gjermania në Amerikë, Einstein paralajmëroi qeverinë amerikane se Hitleri ishte duke planifikuar krijimin e një arme atomike. Einstein vdiq më 1955, në moshën 76 vjeçare, dhe la pas qindra shkrime dhe libra të mbushura me ide origjinale, duke e bërë atë një nga mendjet intelektuale më të ndritura dhe më të respektuara të shekullit XX.
1906 – Kongresi amerikan miraton legjislacionin mbi inspektimin e mishit dhe cilësinë e ushqimeve dhe barnave.
1908 – Në Tunguska të Siberisë së largët ndodh një shpërthim; zhurma u shoqërua nga një valë tronditëse që rrëzoi përtokë njerëzit dhe theu dritaret qindra kilometra larg. Shpjegimi shkencor për shpërthimin është rënia e një asteroidi. Por deri sot askush nuk e di saktësisht se çfarë e shkaktoi shpërthimin….Një vizitor jashtëtokësor? Një kometë? Një meteor? Një vrimë e zezë? Apo shpërthim atomik? Një shpërthim i ngjashëm shumë më pak i fuqishëm ndodhi në Rusi më 15 shkurt 2013 në qiell mbi Chelyabinsk që shkaktoi mbi 1,200 të plagosur, kryesisht nga xhamat e thyera të dritareve.
1917 – Lufta e Parë Botërore: Greqia i shpall luftë Fuqive Qendrore (Gjermani, Austro-Hungari, Perandori Osmane dhe Bullgari.) Fuqitë Qendrore e konsideruan vrasjen e arkidukës austro-hungarez Franc Ferdinand nga disa militantë si një akt i mbështetur nga Mbretëria e Serbisë, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e Serbisë për të hetuar vrasjen. Kjo rezultoi në luftë me Rusinë, e cila kundërshtoi ndërhyrjen e Austro-Hungarisë dhe mbështeti Serbinë, duke nxitur disa lloj aleancash që sollën në skenë fuqitë evropiane në një luftë të madhe.
1921 – Presidenti amerikan Warren G. Harding emëron ish presidentin William Howard Taft si krye- gjykatës të lartë të Shteteve të Bashkuara.
1934 – Ndodh Nata e thikave të gjata, spastrim i dhunshëm i rivalëve politikë në Gjermani nga ana e Adolf Hitlerit.
1971 – Ekuipazhi sovjetik i anijes hapësinore Soyuz 11 humbet jetën, kur furnizimi i tyre me oksigjen bllokohet gjatë fluturimit në orbitë, si pasojë e një defekti në anije.
1971 – Ohio ratifikon Amendamentin 26 të Kushtetutës së SHBA, për uljen e moshës së votimit në 18 vjeç, duke ke bërë të hyjë në fuqi në mbarë vendin.
1990 – Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore bashkojnë ekonomitë e tyre me markën perëndimore si monedhë të vetme gjermane.