MENU
klinika

Thirrje komisionerëve

Votoi i pari/ Braçe mesazh qytetarëve!

30.06.2019 - 07:36

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe ka votuar sot që në orën 07:10 pranë Liceut Artistik, ndërsa dha një mesazh për të gjithë shqiptarët që të votojnë herët në mëngjes.

Po ashtu për standardin e zgjedhjeve, ai i bëri thirrje komisionerëve në gjithë vendin të zbatojnë ligjin.

“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja”,– tha ai.

Për standardin e zgjedhjeve, ai i bëri thirrje komisionerëve në gjithë vendin të zbatojnë ligjin.

“Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar”, theksoi Braçe.