Edhe kandiati nën siglën e PS-së, në Kukës, Safet Gjici ka hedhur votën e tij ditën e sotme.
Në një prononcim për mediat, Gjici i bëri thirrje qytetarëve që të dalin nga shtëpitë dhe të shkojnë të votojnë.
Ai shprehu bindjen dhe besimin se pjesëmarrja do të jetë e kënaqshme.
“Sot është ditë e qetë, festive dhe e bukur. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve kuksianë, ashtu sicç kanë treguar qytetari dhe besoj do ta tregojnë deri në përfundimin e këtyre zgjedhjeve të rëndësishme. I bëj thirrje të marrin sa më shumë pjesë. Kuksianët nuk i ndalon kush të votojnë për veten e vet. Pjesëmarrja besoj do të jetë e kënaqshme.
Ju bëj thirrje të gjithë atyre që do të rrinë në shtëpi sot të dalin se është ditë e bukur, të dalin dhe të votojnë.”, u shpreh Gjici.