Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pasi votoi tek shkolla “Fan Noli” tha para gazetarëve se procesi i zgjedhjeve ka nisur me qetësi në të gjithë vendin.
Ai foli edhe për opozitën, ku tha se mospjesëmarrja e saj në zgjedhje nuk është pozitive, por gjithsesi shtoi ai, e drejta e qytetarëve për të zgjedhur nuk është cenuar.
“Do ta vazhdojë ky proces me përgjegjshmëri të lartë. Ecuria e zgjedhjeve është shumë e mirë dhe në të gjithë Shqipërinë. Po zhvillohen zgjedhjet ashtu siç pritej.
Sigurisht se opozita na shqetëson se nuk merr pjesë në zgjedhje, e rëndësishme është liria për të zgjedhur. Qytetarët kanë të drejtë të gjykojnë ata që paraqiten në zgjedhje. Ata që u janë shmangur gjykimit, është përgjegjësia e tyre dhe jo e shqiptarëve”-tha Lleshaj.