MENU
klinika

Detajet

Pengoi zgjedhjet/ Procedohet penalisht Voltana Ademi!

30.06.2019 - 11:08

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është proceduar penalisht në gjende të lirë.

Voltana Ademi bllokoi disa qendra votimi duke mos i hapur ditën e sotme, me argumentin se janë ambiente në administrim të Bashkisë së Shkodrës dhe se 30 qershori sipas saj nuk është datë zgjedhjesh.

Në këto kushte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua sot të caktoje 6 qendra të reja votimi për të çuar atje materialet zgjedhore në mënyrë që qytetarët të votojnë.

Policia e Shkodrës njoftoi zyrtarisht se kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, “pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimi”t.

Kryebashkiakja do të hetohet për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.