MENU
klinika

Deklarata

E frikësuar nga arrestimi? Ademi: Jam e gatshme për…

30.06.2019 - 13:19

Vetëm pak orë pasi u procedua nga policia për bllokim të qendrave të votimit, vjen një reagim nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në një dalje publike para mediave, Ademi tha se nuk i trembej asgjëje, madje as ndonjë arrestimi të mundshëm.

Kjo në Shkodër dhe në Shqipëri do të ndodh nëse ne të heshtim, të mbyllim gojën.

A do ta lejojë këtë Shkodra dhe Shqipëria? Jam e sigurt se jo.

Ne të gjithë bashkë, të majtë dhe të djathtë, nuk do ta lejojmë.

Ju qytetar të mi ruani qetësinë. Mos bini pre e provokimeve, që të pamundësojnë skenarët që dikush edhe i ka menduar dhe i ka përballuar.

Përballoni dhunën dhe të gjithë presionin që bëjnë për administratën publike.

Ju jeni qytetarë të mençur. Unë besoj se të gjithë bashkë do t’ja dalim. Vetëm bashkë mund t’ja dalim që të frenojmë regjimin.

Dua të falënderojmë të gjitha mediat. Kam detyre që mbështetja më e madhe ka qenë nga mediat”, tha Ademi.

Pyetje nga gazetarët:

Jeni proceduar, do t’i drejtoheni prokurorisë?
E përmenda dhe në deklaratë, ne do të vijojmë që sot me paditë përkatëse dhe denoncimet përkatëse. Duke iu referuar monitorimit, përmes pamjeve skandaloze të përçudnimit të institucioneve. Qytetarët edhe deputetet kanë pasur mundësi që të shohin se çfarë ndodhi në Shkodër.

I druheni një arrestimi?
Jam e gatshme, veproj vetëm në bazë të ligjit. Sikurse e keni vënë re, gjatë punës time. Sidomos këtë muaj kam vepruar duke vepruar në mënyrë institucionale Kjo për të treguar qasjen time kundrejt ligjit. Jam e gatshme që të përgjigjem bazuan në emër të ligjit.

A do ja lëshoni zyrën zotit Pjetri?
Sot jemi në 30 qershor. Do të vazhdojmë dhe akoma nuk ka mbaruar përpjekja jonë. Këtë duhet ja lëmë qytetarëve që t’ja dalim në krye. Kam qenë në kontakt me qytetarë, kanë presione.

Jeni kërcënuar?
Mendoj që janë të mjaftueshme faktet që kemi për publikun. Qindra të arrestuar. Deputetë, qytetarë të arrestuar.

Është e vërtetë që jeni kërcënuar nga drejtori i policisë?
Jo nuk është e vërtetë.