Kancelarja gjermane Angela Merkel edhe pse nuk pret hyrje të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, por thekson se rajoni ka perspektivë evropiane.
Në videon e publikuar sot për Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet të premten në Poloni, Merkel theksoi se vendet e këtij rajoni duhet të tejkalojnë edhe disa ndalesa dhe të plotësohen disa kushte.
Ajo shtoi se në rajon ka shembuj pozitiv të dialogout, duke theksuar zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës.
“Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe i Greqisë, Alexis Tsipras arritën ta zgjidhin konfliktin”, shtoi Merkel.
Sipas saj, ky shembull duhet të inkurajojë zgjidhjen e problemeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe problemet e Serbisë me Kosovën.
Në Poloni do të mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor ku do të merr pjesë edhe Merkel.