Shefi i maxhorancës Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog me opozitën por ka vënë një kusht.
Ai tha se dora e tij është e shtrirë por i kërkoi opozitës të tërhiqet nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj për të punuar bashkërisht për hapjen e negociatave në tetor.
“Nëse duan paqe politike paqe do të kenë dhe paqja do të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj.
Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë marrëveshje do të kenë, marrëveshje me dialog pa kushte dhe me shprehje vullneti për t’u angazhuar bashkërisht për hapjen e negociatave në tetor. Vendimi i BE nuk është në dorën tonë por mund të bëjmë më shumë.
Dora ime është e shtrirë. Reforma zgjedhore sipas OSBE/ODIHR mbetet sfidë me opozitën jo parlamentare dhe parlamentare. Ajo jashtë e mirëpritur të ulet bashkë me të drejtën e vetos. Reforma në drejtësi jo vetëm që nuk negociohet por as nuk diskutohet, vetëm mbështetet.
Nuk kam disponimin më minimal për asnjë pazar politik për asnjë marrëveshje për të mbuluar zullumet e askujt, majtas apo djathtas”, deklaroi Rama.