MENU
klinika

Pas takimit me Xi Jinping

Trump premton se do t’i ndalojë sanksionet për Kinën

01.07.2019 - 12:33

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, premtoi një pauzë për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Kinës për të lejuar vazhdimin e negociatave pasi ai tha se bisedimet për tregti me liderin e Kinës, Xi Jinping, kanë shkuar “më mirë nga sa është pritur”.

“Nuk kam ngut, por gjërat duken shumë mirë”, shkroi Trump në Twitter, pas takimit në samitin G20 në Osaka.

Trump më herët e kishte quajtur takimin “të shkëlqyer” dhe tha se ishin sërish në kontakt.

Ministria e Jashtme e Kinës ka cituar liderin Xi duke i thënë presidentit Trump se shpreson që kompanitë kineze do të trajtohen mirë.

“Kina është e gatshme të vazhdojë negociatat me SHBA-në, por negociatat duhet të jenë të barabarta dhe të shfaqin respekt të dyanshëm.

Presidenti Trump për një kohë të gjatë është ankuar lidhur me politikat tregtare të Kinës dhe administrata amerikane po kërkon ndryshime nga Kina, sa i përket vjedhjes së pronës intelektuale amerikane dhe eliminimin e barrierave, me të cilat firmat amerikane dhe kompanitë e tjera të huaja, përballen në tregun e Kinës.

Pekini thotë se Uashingtoni po bën kërkesa të paarsyeshme dhe se duhet të bëjë konsensione.

Trump ka ofruar konsesion për kompaninë Huawei, për të cilën më herët ka deklaruar se paraqet rrezik nacional.