Me 2624 vota më shumë se në vitin 2015 ku mbështetej nga LSI dhe PDIU, në një garë pa rival Armando Subashi i PS-së i rikonfirmua për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Fierit.
Në fund të numërimit ai tha se të dielën do të merrte dhe votën e demokratëve nëse ata do të ishin në zgjedhje.
Subashi: Janë pranë PD-së kryesisht, të cilët dje më kanë thënë shprehimisht që nëqoftëse ne do të shkonim në një lloj kuptimi është një lloj identifikimi dhe na kupton që nuk mund të dalim.
Pa surpriza, Sotiraq Filo, u rikonfirmua për një mandat të dytë në Korçë gjatë të cilit u zotua se do të punojë për qytetarët pavarësisht bindjeve politike.
Filo: Do të punoj për të gjithë banorët pavarësisht bindjeve të tyre.
Mbi 3000 vota ka shënuar rritje edhe Fatos Tushe. Pas rikonfirmimit për një mandat të tretë ai thotë se votën mbështetëse tani e ka detyrim ndaj qytetarëve.
Tushe: Padyshim që gara më e saktë është kur ke kandidat përballë.
Rezultatet e para tregojnë se në detyrë janë rikonfirmuar edhe 10 kryebashkiakë të PS-së.
Ndërsa ata që për herë të parë marrin drejtimin e bashkive në një garë pa kundërshtar u angazhuan se do ti bëjnë krenarë edhe ata që nuk votuan.
” Në këto katër vite do ti bëj të gjithë krenarë.”
“Faleminderit të gjithë qytetarëve të bashkisë së Sarandës që më dhanë këtë fitore spektakolare.”
97 kandidatë ishin në garë për të marrë drejtimin e 61 bashkive. Në 31 bashki, kandidatë e PS-së nuk kishin kundërshtarë.
Nga lista e zgjedhësve ishin mbi 3.5 milion votues, ndërsa sipas KQZ votuan vetëm 21.6% e tyre.