MENU
klinika

Ndryshimi i thellë politik dhe ekonomik

Basha zbulon prioritetet: 85% e shqiptarëve duan ndryshim

01.07.2019 - 21:00

Kreu i PD Lulzim Basha deklaron se ndryshimi i thellë politik dhe ekonomik do të jetë prioritet i opozitës.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e sotme, Basha tha se 85% e shqiptarëve duan ndryshim dhe kjo është e vetmja vlerë e asaj që ndodhi dje.

Kreu i PD tha se duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve dhe se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje.

Sa i përket procesit të votimit, kreu i PD tha se ishte një farsë e paligjshme antikushtetuese dhe provokim kriminal për shqiptarët.

“Që nga mitingu i 16 shkurtit kemi ardhur duke u rritur në numër dhe duke u bërë më të vendosur për kauzën tonë të drejtë e legjitime. Që nga ajo ditë na janë bashkuar qindra mijëra qytetarë dyshues deri atëherë nëse rruga jonë ishte e duhura. U bashkuan jo për politikë por sepse e duan Shqipërinë, duan të ndërtojnë jetën dhe të rrisin fëmijët në këtë vend. 85% e shqiptarëve duan ndryshim. Kjo është e vetmja vlerë e asaj që ndodhi dje. Gjithçka tjetër është një farsë e paligjshme antikushtetuese dhe provokim kriminal për shqiptarët që nuk ranë pre e tij. Këtë e di shumë mirë dhe Edi Rama”, tha Basha.

Ai theksoi se votimi e thelloi krizën sepse dje sipas tij u rikonfirmua edhe më fortë se shkaktari është Edi Rama.

“Me Ramën nuk ka shpresë për zgjedhje të lira e të ndershme. Beteja jonë vazhdon edhe më fortë. Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon. 30 qershori tregoi se me Edi Ramën nuk ka dhe s’do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Edi Rama duhet refuzuar. Ai s’mund të jetë pjesë asnjë hapi drejt së ardhmes. Bashkë me të duhen larguar të gjithë qeveritarët e korrptuar dhe të inkriminuar. Duhet të dalin para drejtësisë. Ndryshimi është prioriteti ynë politik. Ndryshimi është qëllimi im më i madh.

Ndryshimi i thellë politik dhe ekonomi. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve duhet të jetë ndryshimi që ne presim.

Ditën kur politikanët të kenë frikë nga ligji, të kenë frikë nga drejtësia ajo është dita kur Shqipëria është bërë europiane. Që të vijë ajo ditë duhet të sundojë ligji. Duhet të të ketë gjykata dhe prokurori të pavarur. Të ketë ndarje të pushteteve.

Beteja jonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të vazhdojë me të gjitha mjetet. Bashkë me këto përpjekje do shpalosim vizionin tonë dhe planin tonë për ndryshimin e thellë politik dhe ekonomik të vendit. Dje shqiptarët fituan një betejë kundër krimit të organizuar që drejton vendin.

Dje Shqipëria fitoi e sot kjo ditë e re po ndriçon më shumë se kurrë nga drita e shpresës dhe e besimit për të nesërmen që na pret. Shqiptarët triumfuan sepse ne të gjithë e duam Shqipërinë, e duam vendin tonë si gjithë Europa.

Ne nuk do lejojmë që një regjim i paligjshëm dhe një kryeministër i dështuar ta çojë vendin drejt greminës. Ndaj sot jam dhe jemi të rreshtuar me shumicën e shqiptarëve në këtë mision. Mirënjohje për çdo shqiptar që na është bashkuar”, deklaroi kreu i PD.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin