MENU
klinika

"Pallavrat e PS, KQZ-rat..."

Në tetor dy palë zgjedhje? Ja çfarë propozon Meta

02.07.2019 - 12:01

Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, presidenti Meta foli edhe për mundësinë e zhvillimit të dy palë zgjedhjeve në tetor.

Ai u shpreh se propozon që më 13 tetor, në Shqipëri të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe Presidenciale.

Meta kërkoi që Rama dhe socialistët të propozojnë cilindo emër për kandidat dhe se ai vetë do të garojë në këto kushte që ndodhet.

“Për mua demokracia është e panegociueshme, me asnjë ambasadë, asnjë shtete, edhe më gjithë botën.

Nëse jam këtu ku jam, ka 30 vjet që populli shqiptar më ka zgjedhur dhe më ka kërkuar të jap dorëheqje për zgjidhje krizash, jam falë demokracisë.

Ndryshe do të isha një emigrant, ndoshta i suksesshëm, por…

Zgjedhjet janë në 13 tetor, dekretin e Presidentit vetëm gjykata Kushtetuese mund ta diskutojë

Pallavrat e PS, KQZ-rat, nuk mund ta verë askush në diskutim.

Vendi kërkon zgjidhje, unë kam dhënë vazhdimisht, prapë jap zgjidhjen time në interes të shqiptarëve që duan të ushtrojnë të drejtën për të zgjedhur.

Ata nuk patën mundësi të zgjidhnin, përgjegjësi e të dy palëve, dhe disa të tjerëve që u përfshirë në këtë lojë shqiptare, kundër parimeve europiane.

Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe për Presidentin. Dhe unë do garoj për president, dhe Rama dhe socialistët të vënë kandidat kë të dëshirojnë, dhe kjo e zgjidh këtë krizë, që të mos na futen prapë nesër në ambasada se është dhe 2 korriku sot”, u shpreh Ilir Meta.

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!