MENU
klinika

Turistët zgjedhin Shqipërinë

6 mujorin e parë 2.13 mln të huaj

03.07.2019 - 16:49

Shqipëria vijon të mbetet nje destinacion turistik për shumë të huaj.

Megjithëse sezoni turistik ende nuk ka arritur kulmin e tij Shqipëria rezulton e vizituar nga të huajt më shumë se viti që lamë pas.

Referuar të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme në 6 muajt e parë të vitit 2019 në Shqipëri kanë hyrë 2.13 milionë qytetarë të huaj ose thënë ndryshe 11.3 përqind më shumë se sa një vit më parë.

Nga gjithë shtetasit e huaj qe kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në qershor 817 mijë kanë deklaruar në kufij se janë turistë.

Me nisjen e stinës së verës fluksi i turistëve që frekuentojne Shqipërinë është rritur me 27%.

Vetëm në muajin qershor në Shqipëri kanë hyrë 630.334 shtetas te huaj nga të cilët 57% kanë qenë turistë, duke shënuar një rritje me 4% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me kulmimin e sezonit turistik pritet që numri i turistëve që do të zgjedhin rivierën shqiptare dhe resortet moderne për të pushuar do të rritet duke shënuar kështu një rekord të ri për turizmin shqiptar.