MENU
klinika

Konflikti për kufirin

Thaçi: S’mund ta vizitoj Luginën, jam i dënuar nga Serbia

10.09.2018 - 14:32

Nuk mund të vizitojë Luginën e Preshevës, pasi jam i dënuar në mungesë nga Serbia”. Kështu deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit në kulimin e debateve dhe diskutimeve për çështjen e kufijve sqaroi arsyen se pse nuk mund të vizitonte komunat; Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund t’ia mësyj kufirit dhe të ballafaqohem fizikisht me policinë e Serbisë. Aktualisht, rrethanat janë të atilla që Beogradi nuk e sheh të dobishme e as të arsyeshme prezencën time atje. Nuk e kam bërë kurrë kërkesën, por e imagjinoj sjelljen e tyre”, tha ai.

vucic-thaci

Pas takimit me përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Prishtinë, Thaçi shtoi se: “Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, unë do të punoj ngushtë me përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Banorët e atjeshëm janë banorët më të diskriminuar në Evropë. Kosova nuk është vetëm Hashim Thaçi dhe ata që nuk mund të shkojnë në Serbi, sepse ishin bartës të luftës çlirimtare. Por, mendoj se ata që mund ta vizitojnë, mund ta bëjnë këtë pa pasur asnjë pasojë”, tha presidenti i Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje