MENU
klinika

Kë mbajti pranë Merkel?

Rama dhe Zaev e kanë vendosur. Nuk dalin nga Samiti pa ‘negociata’!

05.07.2019 - 12:53

Samitit i mbajtur në Poznan të Rumanisë vijon të zhvillohet edhe sot, ku janë mbledhur liderat e Ballkanit dhe shteteve më të rëndësishme të Evropës.

Kancelarja Angela Merkel, e cila është edhe autorja e Procesit të Berlinit, ka preferuar të ketë në krah homologun maqedonas, Zoran Zaev, të cilin e ka vlerësuar për marrëveshjen e Prespës.

Por Zaev nuk kërkon të dalë nga ky samit pa marrë një konfirmim nga shtetet e BE-së për hapjen e negociatave të pranimit në muajin tetor të këtij viti.

Kësaj kërkese i është bashkuar edhe Tirana, që në samit është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, por edhe nga Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë.

Të pranishëm në samit janë liderët e Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.