MENU
klinika

Rezoluta për bashkimin me Kosovën

Thaçi: ‘Lugina e Preshevës’, pjesë e dialogut me Serbinë

10.09.2018 - 16:59

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim liderët politik të Luginës së Preshevës ku këta të fundit i kanë kërkuar ndër të tjera edhe bashkimin me Kosovën nëpërmjet një rezolute të Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit politik të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, presidenti Thaçi tha se tashmë është deklaruar vullneti i shqiptarëve të Luginës për ‘tu bashkuar me Kosovën.

Presidenti Thaçi u shpreh se do të përpiqet që çështja e Luginës të marrë fund njëherë e mirë dhe që kërkesën e institucionalizuar të liderëve të Luginës së Preshevës, ta paraqesë në dialogun Kosovë-Serbi.

Hashim Thaçi tha se është i vetëdijshëm që çështja e Luginës së Preshevës në tryezën e dialogut do të hasë në vështirësi dhe se pret qasje kërcënuese të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë. 

Ragmi Mustafa, ish-kryetar i Luginës së Preshevës ka thënë se tre komunat me shumicë shqiptare duan të konfirmojnë se shqiptarët e Luginës kanë një kapital politik i cili duhet të jetësohet.

Mustafa kërkon zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës në përmbyllje të dialogut Kosovë – Serbi.

Në vigjilje të përmbylljes së bisedimeve Kosovë – Serbi pse të mos zgjidhet problemi i Kosovës Lindore, në këtë fushë ne jemi zotuar të respektojmë vullnetin politik të qytetarëve të Luginës së Preshevës të shprehura në referendumin e vitit 1992”, u shpreh Ragmi Mustafa në konferencën për media.

Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi është shprehur se asnjëra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me faktorin ndërkombëtar dhe nuk kanë dhënë rezultate.

Kjo demokraci që thuhet se po evoluon ne Serbi nuk shihet në Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Sipas tij, Lugina nuk mund të anashkalohet, pasi kjo gjë mund të sjellë edhe destabilitet në Ballkan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje