05.07.2019 - 13:37
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski përmes një statusi në “Facebook” ka një porosi për qeverinë e re në Shkup.
Ai ka folur rreth përurimit të autostradës së re Shkup-Shtip, duke thënë se ky projekt ka qenë projekt i qeverisë së drejtuar prej tij VMRO-DPMNE.
Gruevski thotë me ironi se qeveria e re ka një detyrim, që autostradën që e ka përuruar dhe më pas ndërtuar qeveria e tij, të mund ta gjejë të padëmtuar.