Menjëherë pas takimit me kongresmenin amerikan Eliot Engel, presidenti Meta ka shpërndarë një mesazh në Facebook.
Meta shkruan se nga dritarja e zyrës së tij në Uashington DC, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shikohen gjithmonë qartë dhe pastër, duke shigjetuar kështu të tjerë zyrtarë të SHBA, përfshirë Palmer të cilët kanë pasur një qëndrim të kundërt nga Presidenti për situatën politike në Shqipëri.
MESAZHI I METËS:
Shumë i lumtur të takoja sot në Tropojën fisnike, mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës me Jashtë në Kongresin Amerikan??, z.Eliot Engel.
Kënaqësi e veçantë të përuronim së bashku një nga rrugët që lidh Kosovën?? me Shqipërinë??, që tashmë do mbajë emrin e tij, të gdhendur në zemrën e çdo shqiptari.
Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! Asnjë intrigë gjoja në emër të SHBA, nuk mund ta përçajë atë.
Nga dritarja e zyrës së Tij në Uashington DC, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shikohen gjithmonë qartë dhe pastër. ?????