05.07.2019 - 15:14
Ndalohen dy persona nga policia e Dibrës për përplasjen e ndodhur më 28 qershor jashtë KZAZ numër 19 në Peshkopi.
Mësohet se janë ndaluar Vladimir Kojku, protestues dhe sekretari i grupseksionit të PD në Dibër Melis Nela.
Kujtojmë që gjatë protestës në KZAZ pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.
Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.
Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa të lënduar dhe shumë të shoqëruar. 13 persona të tjerë të ndaluar për protestën u liruan nga gjykata më 2 korrik.