05.07.2019 - 21:40
Pasi është përjashtuar nga Kupat e Europës (një pajtim i detyruar nga drejtuesit kuqezi, shkak FFP), Milani ka zyrtarizuar sot miqësoren ndaj Feronikelit, ekipit kampion në Kosovë, në datën 10 gusht, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Kjo është historike, pasi është hera e parë që skuadra kuqezi (fituese e 7 Champions) do të luajë në Kosovë, ku ka edhe Milan Junnior Camp.
Sakaq, kuqezinjtë dikur luajtën në Tiranë dy herë, për trofeun “Taci Oil”.