MENU
klinika

Protesta e parashikuar

“Ky është momenti”, Kryemadhi thërret shqiptarët për 8 Korrikun

06.07.2019 - 13:32

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ashtu si edhe kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e parashikuar nga opozita më 8 korrik në mbrëmje.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit dhe se ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta.

  • Postimi i Kryemadhit:

Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30-vjeçar të tranzicionit.

Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.
Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!