MENU
klinika

Familja mbretërore

Princi i ri pagëzohet në Windsor

07.07.2019 - 11:11

Djali Dukës dhe Dukeshës së Sussex është pagëzuar nga Kryepeshkopi i Canterbury në një ceremoni private.

Archie Harrison Mountbatten-Windsor u pagëzua në prani të familjes së tij dhe miqve të ngushtë në kishën private Windsor Castle të shtunën.

Kate Middleton dhe Princ William gjithashtu morën pjesë por BBC raporton se nuk i kishin 3 fëmijët e tyre me vete.

Mbretëresha nuk mori pjesë për shkak të një angazhimi paraprak.

Princ Charles dhe dukesha e Cornwall u raportua se mbërritën në ceremoni me helikopter. Gjithashtu nëna e Meghan, Doria Ragland, mori pjesë.

Lista e plotë e 25 mysafirëve nuk është bërë publike. Çifti vendosi ta mbante pagëzimin e djalit larg fotografëve të mediave. Fotografitë e pagëzimit u realizuan nga fotografi personal Chris Allerton, i cili realizoi edhe imazhet e dasmës.