07.07.2019 - 12:20
Mbrëmjen e djeshme disa persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të fusin lëndë narkotike në ambjentet e burgut të Shënkollit.
Droga është tentuar të futet nëpërmjet një droni e mbështjellë me pako.
Sapo kanë evidentuar dronin efektivët e policisë së burgut kanë marrë masa për monitorimin e mjetit fluturues dhe monitorimin e tij deri në uljen jashtë territorit të burgut.
Nga kontrolli që iu bë pakos u gjetën dhe sekuestruan 3 celularë, 3 karta celularësh, 7 qese të presuara më lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.