MENU
klinika

Në rrezik shembje dhe të amortizuara

Riparimi i banesave falas, do të paguajnë bashkitë!

07.07.2019 - 16:11

Familjet në nevojë, banesat e të cilave janë në rrezik shembjeje, janë tejet të amortizuara, apo nuk plotësojnë kushtet minimale të jetesës do të përfitojnë fonde nga bashkitë.

Një vendim i Këshilli të Ministrave u jep të drejtën bashkive të përfitojnë grante konkurruese për financimin e plotë ose të pjesshëm të projekteve që propozohen dhe zbatohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese.

Do të jenë tre kategori objektesh që do përfitojnë nga këto grante, të cilat parashikojnë:

*së pari: përmirësimin e kushteve të banimit dhe jetesës, deri në ndërtim të ri, në banesat në rrezik shembjeje;

*së dyti: përmirësimin e kushteve të banimit në banesat e amortizuara, për familjet që në përbërje të tyre kanë persona me aftësi të kufizuar, me qëllim që përmirësimi të lehtësojë shkallën e përshtatshmërisë e të plotësimit të nevojave të veçanta të banimit për ta;

*së treti: rregullimin e banesave individuale ose strukturave, të cilat nuk klasifikohen si banesë, për familjet që nuk sigurojnë të ardhurat e nevojshme për ta kryer vetë përmirësimin.