07.07.2019 - 17:42
Pavarësisht momenteve të nxehta që po kalon politika, për të sfiduar temperaturat e larta Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zgjedhur sërish detin.
Përmes një video disa minutëshe të publikuar në profilin e tij në Facebook, Presidenti Ilir Meta shfaqet duke notuar në det, ndërsa nuk kursen një këshillë për ndjekësit e tij.
“Të dashur miq, më mirë në det se sa në pishinë”,– thotë ai, duke e cilësuar këtë edhe si moton e ditës.