Gigi Buffon rikthehet te Juventusi.
Frank Lampard rikthehet te Chelsea. Kjo është vera e rikthimeve, pasi tani është radha e Dani Alves të rikthehet te Barcelona. Mbrojtësi 36-vjeçar është gati të veshë sërish fanellën e skuadrës katalanase sezonin e ardhshëm 2019-2020.
Sipas mediave spanjolle, presidenti Josep Maria Bartomeu, synon të rikthejë në “Camp Nou” mbrojtësin brazilian, të larguar në vitin 2016.
Një blerje me kosto zero, duke qenë se kontrata e tij me PSG-në skadoi më 30 qershor.
Dani Alves është ende në kërkim të një ekipi, por edhe Barcelona po kërkon një mbrojtës me përvojë në krahun e djathtë, që të jetë zëvendësuesi i Jordi Alba apo Sergi Roberto.
Braziliani do të zëvendësonte titullarët sezonin e ardhshëm në mkomente të caktuara të sezonit, ndaj dhe Barça është gati t’i ofrojë një kontratë 1-vjeçare.
Sipas “AS”, Barcelona po kërkon lojtarë me kosto zero që luajnë në krahë dhe Dani Alves është në listën e kandidatëve. Ai ka luajtur 391 ndeshje me katalanasit (21 gola), duke fituar 6 tituj kampionë dhe 3 Champions League.
Një blerje jo vetëm me kosto zero dhe që do të mbyllte vrimat, por edhe që do të sillte përvojë për ndeshjet në arenën ndërkombëtare.