MENU
klinika

Ftesa për qytetarët

Basha shfaqet në Durrës: Të bashkohemi në protestën e nesërme!

07.07.2019 - 22:17

Pas Kamzës e Vorës, kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar nga afër edhe qytetarë e mbështetës të tij në Durrës.

Kreu i PD, i falenderoi qytetarët e Durrësit që refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 Qershor.

Duke vënë në dukje rëndësinë e qëndresës gjatë këtyre muajve, lideri i opozitës theksoi se beteja vijon deri në largimin e Edi Ramës.

“Masivisht duhet t’i bashkohemi protestës së ditës së nesërme për të treguar se të gjithë bashkë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. E nesërmja është bashkim i qytetarëve europianë që luftojnë për vlerat dhe parimet europiane.”-tha Basha në takimin informal që zhvilloi në Durrës mbrëmjen e së dielës.

“30 qershori ishte dita që shënoi fillimin e fundit real të Edi Ramës”– u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.