MENU
klinika

Masat

Sot protesta opozitës, policia “blindon” institucionet

08.07.2019 - 08:43

Sot në orën 20:00 pritet të zhvillohet protesta e radhës kombëtare e opozitës.

Në pritje të kësaj proteste, policia ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e tubimit.

Masat e sigurisë janë shtuar pranë institucioneve ku vazhdimisht ka protestuar opozita si: Kryeministria, Parlamenti, ministria e Brendshme.

Ndërsa pranë Kryeministrisë janë vendosur prozhektorë të rinj, të cilët do të bëjnë të mundur ndriçimin e vendqëndrimit të efektivëve të policisë.

Po ashtu masa tjera pritet të merren nga policia dhe Garda e Republikës në orët në vijim, ku si gjithmonë do vendoset gardhi metalik, para Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme si dhe Parlamentit.

Në protestën e sotme policia pritet të angazhojë 1300-1500 punonjës policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.