08.07.2019 - 21:28
Mario Balotelli është denoncuar në polici pasi i ka paguar një pronari lokali 2,000 euro për të hedhur motorin në det.
Incidenti ka ndodhur në Mergellina të Napolit, ditën e shtunë, me Balotellin që ka qenë duke filmuar të gjithë skenën.
Tani sulmuesi italian është raportuar në polici për “joshje kriminale dhe kumar”. Gjithashtu ai është akuzuar edhe për lënien e mjetit në ujë.
28-vjeçari aktualisht është pa klub pasi kontrata e tij me Olympique Marseille nuk është rinovuar.