MENU
klinika

Parashikimi i motit

Shiu “mund” diellin! Kur po rikthehen reshjet?

09.07.2019 - 08:04

Ballkani do të ndikohet gradualisht nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Europa veriore të cilat do të japin impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke ndryshuar kushtet e motit.

E Martë dt 09 Korrik 2019, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi në veri pjesërisht zonën qëndore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me lartësivale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.

  • Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 18/31°C;

Zonat e ulëta 19/35°C;

Zonat bregdetare 22/33°C;